Një person raportohet i vdekur nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter që ka goditur Salvadorin, bëjnë të ditur zyrtarët e këtij shteti.
“The Nation” shkruan se tre persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Gjithashtu raportohen edhe për dëmtime të lehta në shtëpitë në Santa Tecla dhe Antiguo Cuscatlán.
Në nëntor të vitit 2016 një tërmet me magnitudë 7,0 tronditi Salvadorin dhe Nikaragua, por nuk pati viktima.