DURRËS, 29 DHJETOR 2014 –   Në orën 21:30 të datës 29 dhjetor 2014, në qytetin e Durrësit dhe rrethina u ndjenë goditje tërmeti, që vazhduan për rreth 25-30 sekonda. 

Tërmeti në qytetin e Durrësit ishte  2,5-3 gradë  të shkallës Rihter. Nuk ka njoftime për dëmtime në njerëz apo edhe për dëme materiale. 

Në këtë prag-feste ky tërmet shkaktoi shqetësim te njerëzit, gjithsesi pa u kaluar në panic, të shoqëruar me evakuim banesash. Kudo në qytet vazhdojnë përgatitjet për festën e Vitit të Ri me apo pa tërmet.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/