VLORË, 23 mars 2013 – Një tërmet i lehtë në gërxhet e Labërisë, aparaturat sizmike të Universitetit Politeknik të Tiranës kanë regjistruar një lëvizje tektonike në orën 2:33:53 pas mesit të natës të datës 23 mars 2013.

Ngjarja sizmike është lokalizuar në koordinatat 40.31 gradë në veri, 19.63 gradë në lindje, në zonën malore të Gjormit, 21 kilometra larg qytetit bregdetar të Vlorës.

Tërmeti ka pasur një magnitudë M=2.8 në një thellësi 8 km.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/