TIRANË, 12 korrik 2013 – Vazhdon veprimtaria sizmike në “kërthizë” të Shqipërisë.

Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar në mëngjesin e 12 korrikut 2013, ora 3:30:48 GMT ose 5:30:48 (koha e Shqipërisë) lëkundje të lehta toke me forcë M=2.5 dhe me epiqendër në thellësinë 7 km.

Sipas departamentit të sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, tërmeti minor ka ndodhur në Shushicë të qarkut të Elbasanit (shih etiketën në hartën e parë).

Sipas google earth-it, në koordinatat 41.09°N, 20.2°E lokalizohet një vend, në shpat mali, larg qendrave të banimit (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë).

Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.

Info/

Komuna e Shushicës në qarkun e Elbasanit përfshin fshatrat Shushicë, Shelcan, Mlizë, Hajdaran, Fush-Bull, Vasjan, Polis i Vogël, Polis Vale, Vreshtaj.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/