TIRANË, 29 qershor 2013 –Fundjava në Shqipëri filloi me lëkundje toke nga jugu në verilindje të vendit.

Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar në ora 22:47:04 GMT 28 qershor 2013 ose 24:47:04 (koha e Shqipërisë) 29 qershor 2013 një tërmet të lehtë me forcë M=2.7, me epiqendër në thellësinë 14 km, në Poçem,10 km në vijë ajrore në jug të qytetit të Ballshit (shih etiketën në hartën e parë).

Ngjarja sizmike është lokalizuar në koordinatat 40.5°N, 19.73°E, afër burimit të famshëm të ujit të pijshëm (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë).

Info/

Fshati Poçem ndodhet në përbërje të komunës së Hekalit të nënqarkut të Mallakastrës dhe ka nën juridiksion edhe fshatrat Hekal, Klos, Mollaj, Romës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/