TIRANË, 25 qershor 2013 – Sipas rrjetit sizmologjik shqiptar, në mëngjesin e 25 qershorit, ora 4:35:43 (GMT) 6:35:43 (koha e Shqipërisë), ka rënë një tërmet i lehtë me forcë M=2.7, por jo shumë thellë, 1 km.
Departamenti i sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Universitetit Politeknik të Tiranës i ka lokalizuar lëkundjet e tokës 12 km në vijë ajrore në lindje të qytetit të Himarës (shihni etiketën në figurë).
Por koordinatat 40.12°N, 19.89°E që jep ky departament, google earth-i i lokalizon në afërsi të fshatrave të Fterës dhe Çorrajt (shihni shigjetën e gjelbër në figurën 2) të komunës së Lukovës.
Info/
Fshatrat e Fterës dhe Çorrajt bëjnë pjesë në komunën e Lukovës të nënqarkut të Vlorës, bashkë me ato të Lukovës, Borshit, Piqerasit, Nivicë-Bubarit, Shënvasilit, Qazim Palit, Sasatj, Kakomesë.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





