DURRËS, 18 shkurt 2014 –  Në liqenin artificial të Shkopetit janë vërejtur disa valëzime të pazakonta në mesditën “pranverore” të 18 shkurtit 2014, që dëshmojnë për lëkundje të lehta të tokës në afërsi. Rrjeti sizmologjik shqiptar njofton se më 18 shkurt 2014, ora 11:25:49 GMT ose ora 12:25:49 (koha e Shqipërisë + 1 GMT) është regjistruar një tërmet minor me forcë M=2.2 në thellësinë 7 km. Sipas departamentit të sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ngjarja sizmike është lokalizuar 11 km, një distancë në vijë ajrore, në verilindje të qytetit të Laçit, në koordinatat 41.67°V, 19.85°L (shih etiketën në hartë, pika e kuqe dhe foton satelitore, shigjeta e gjelbër). Më saktësisht, dukuria tektonike në rrethin e Matit është 17 km në vijë ajrore në lindje lagunës së Patokut, detit Adriatik, dhe 49 km në verilindje të qytetit të Durrësit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/