TIRANË, 21 korrik 2013 – Rrjeti sizmologjik shqiptar, më 21 korrik 2013, ora 6:00:24 GMT ose 8:00:24 (koha e Shqipërisë), ka regjistruar lëkundje të moderuara toke me magnitudë M=3.2 në  thellësinë 18 km (shih etiketën në hartën e parë).

Departamenti i sizmologjisë i institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pranë universitetit publik Politeknik të Tiranës njofton se tërmeti i moderuar është ndier në një vend në rrethin e Mallakastrës, që ndodhet 2 km në vijë ajrore në veri të fshatit Aranitas në afërsi të fshatrave Metoh dhe Panahor, ose 6 km në verilindje të qytetit të Ballshit në koordinatat 40.62°N, 19.81°E (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë).

Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.

Info/

Komuna e Aranitasit përfshin fshatrat Aranitas, Cfir, Çyçen, Kalenjë, Metoh, Panahor.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/