Shkon në 632 numri i personave të  vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun qendror, sipas një raporti paraprak nga ministria e brendshme e vendit.

Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter bëri që njerëzit të dilnin në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera
Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur dhe të paktën 329 njerëz u plagosën.

Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.