Lëkundje tërmeti në Shqipëri janë regjistruar mbrëmjen e sotme. Mësohet se tërmeti me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë në orën 22:21.
Epiqendra ka qenë Deti Adriatik, 25 km në verilindje të Durrësit. Lëkundja sizmike ka pasur thellësi 46 km.
Këto ditë ka pasur disa lëkundje tërmeti në vend, siç ishte në Korçë ditën e shtunë.





