Një tërmet me magnitudë 3 ballë është ndier orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, Fierit, Durrësit dhe në kryeqytet.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, rreth 34 kilometra në jugperëndim të qytetit të Vlorës.

Tërmeti është shoqëruar me lëkundje të lehta e nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Rreth 30 minuta para lëkundjeve të regjistruara në qytetin e Vlorës, ishulli i Kretës në Greqi është goditur nga një tërmet më i fuqishëm, 4.7 ballë, por pa shkaktuar persona të lënduar apo dëme materiale.