Pasditen e sotme zona e Durrësit dhe Tiranës u godit nga një tërmet, që sipas EMSC ishte me magnitudë 4.5 Rihter.
Ndërkohë, sipas IGJEUM, lëkundja e regjistruar ishte me magnitudë 3.5 Rihter, me epiqendër në 15 km nga Gjiri i Lalzit. Fillimisht u fol për dy tërmete, një me magnitudë 3.3 dhe tjetri 4.5.
Por sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka patur vetëm një lëkundje sizmike dhe ajo ishte me magnitudë 3.5 Rihter.
“Pershendetje! Sipas IGJEUM, lekundjet e termetit pak me pare ishin me magnitude 3.5 te shkalles rihter me epiqender ne det, mes Kepit te Rodonit dhe Bisht Palles.
Riktheksoj, sipas IGJEUM raportimet qe flasin per 2 termete nuk jane te verteta. Behet fjale per 1 termet me madhesi 3.5 rihter”, thuhet në reagim.





