Një tërmet me magnitudë 4,8 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë, në orën 18.47.
Sipas asaj që raporton ESMC, lëkundjet janë regjistruar në detin Jon, 9 km nga Lithakia dhe 253 km nga kryeqyteti grek, Athinë.
Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme në banesa apo njerëz.





