Tërmet me magnitudë 4.9 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Iran, 10 km në juglindje të Borazjanit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 70 km larg impiantit bërthamor në Bushehr.

Në një kohë kur Irani është përfshirë në një konflikt me SHBA-në pas vrasjes së komandantit udhëheqës, Kasem Sulejmani, të vrarë në një sulm me avionë amerikanë dhe sulmit me raketa të ditës së sotme ndaj bazës amerikane në Irak, USGS (Qendra gjeologjike e SHBA-së) ka deklaruar se nisur nga epiqendra e tij, tërmeti ka qenë një “fenomen natyror”, raportojnë mediet italiane.