Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në kufirin mes Turqisë dhe Iranit.
Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 06.52 dhe ka pasur thellësi 5 km.
Deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.
Kujtojmë se dy muajt e fundit, Turqia dhe Irani janë tronditur nga disa tërmete, madje në Turqi u regjistrua një lëkundje sizmike 6.8 ballë që shkaktoi viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale.





