Një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës rihter ka rënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tërmeti i regjistruar rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale kishte epiqendrën 44 milje nga perëndimi i Challis në Idaho.
Sipas mediave amerikane, lëkundjet ishin të forta, por nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme të konsiderueshme.
Pak më vonë u regjistrua edhe një paslëkundje e fuqishme me magnitudë 4.5 të shkallës rihter. Departamenti i policisë bëri me dije se nuk ka telefonata për ndihmë.
Ja disa pamje nga tërmeti:





