Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.8 ballë të shkallës rihter ka goditur ditën e sotme Alaskën.

Epiqendra e tij ishte rreth 71 milje në lindje të qytetit Chinik. Lëkundjet janë ndjerë nga banorët përgjatë Gadishullit të Alaskës dhe Ishullit Kodiak, por për fat të mirë, deri më tani nuk ka kërcënim për cunami.

Fatmirësisht, nga tërmeti nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.