18 nëntor 2014– Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë ka tronditur kryeqytetin grek Athinën. Të martën, pak pas mesnante, rreth orës 01:05 janë ndjerë lëkundje tërmeti. Epiqendra e tij ishte në jugperëndim të Prokopion në Evia, 120 km në veri të Athinës.
Me të dëgjuar dridhjet, shumë njerëz dolën të trembur në rrugët e kryeqytetit, po për fat të mirë s’pati të lënduar.
/përshtati g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





