31 tetor 2015 – Lëkundje të lehta nga një tërmet janë ndjerë paraditen e sotme në kryeqytet. Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë i shkallës Rihter u regjistrua në Bulqizë, lëkundjet e së cilës janë ndjerë edhe në Tiranë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 45 km nga Tirana. Tërmeti është shënuar rreth orës 09:20, dhe epiqendra ndodhej 18 km në juglindje të qytetit të Bulqizës, me një thellësi 2 km. Aktualisht nuk ka raportime për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
/portali DurresLajm/





