22shtator 2015 – Për korrupsion te studentët u ndaluan sot pedagogë dhe zyrtarë të tjerë të Elbasanit. Fillimisht u prangos Altin Cenolli, 37 vjeç, drejtor i Ujësjellësit në Elbasan, bashkë me shoferin e tij. Policia e Elbasanit deklaroi sot se, bashkë me Cenollin, u ndalua dhe biznesmeni Gazmend Laloshi.
Të tre këta persona bënin sekserin tek pedagogët e universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Policia arrestoi pedagogen e Ekonomikut, Manjola Tavanxhi, ndërsa nisi hetimin edhe për dy kolege të saj, A.Gj, 38 vjeçe dhe R.T, 38 vjeçe. Për çdo provim kërkohej të bëhej një pagesë prej 200 eurosh.
/portali DurresLajm/