Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Greqi dhe në Turqi, veçanërisht në ishullin Kos dhe në Bodrum.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 i shkallës Rihter. Epiqendra ishte 12 kilometra në jugperëndim të Bodrumit në Turqi, që ndodhet pranë edhe me ishullin Kos.
Lëkundjet sizmike u ndjenë veçanërisht në këto dy vende. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale. Ishulli Kos në Greqi dhe Bodrumi në Turqi janë goditur para pak muajsh nga një tërmet i fortë, ku u shënuan edhe viktima.