Mëngjesin e sotëm, Greqia është goditur nga një termet me magnitudë 3.9 i Shkallës Rihter.

Sipas mediave greke, lëkundjet sizmike janë ndjerë në orën 08:27 të mëngjesit, 18 kilometra në veri-veriperëndim të Samos, pranë kufirit greko-turk.

Aktualisht nuk raportohet për pasoja në njerëz apo banesa.