Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë disa minuta më parë, rreth orës 11:47 në Tiranë. Brenda një intervali të shkurtër kohor kanë rënë dy tërmete, dhe lëkundjet kanë qenë aq të forta sa kanë detyruar punonjësit të dalin jashtë zyrave.

Sipas Institutit të Sizmiologjisë tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë me epiqendër në verilindje të Vermoshit, me një thellësi 1 km në tokë. Lëkundjet janë ndjerë në Kukës, Shkodër por edhe në Prishtinë.

Nuk janë raportuar dëme materiale.