DURRËS, 27 gusht 2014 – Sipas njoftimit të rrjetit sizmologjik shqiptar, në Gjadër, në largësi në vijë ajrore 11 km në veri të qytetit të Lezhës, më 27 gusht 2014, ora 00:05:40 (GMT – Greenwich Mean Time – koha botërore sipas Grinuiçit) ose 2:05:40 (koha e Shqipërisë +2 GMT) u regjistrua një tërmet me forcë 2,7 të shkallës Rihter në thellësinë 7 km, në koordinatat 41.88° V, 19.57° L (shih pikat e kuqe në dy hartat).
Sipas matjeve me Google Earth, lëkundjet e tokës janë regjistruar në lartësinë 200 metra mbi nivelin e detit, në malin e Kakarriqit, midis fshatrave Zojz dhe Gjadër, 2 km në vijë ajrore në perëndim të pistës së bazës ushtarake ajrore, pikërisht në tunelet e avionëve MIG.
Nuk ka njoftime zyrtare për dëme materiale dhe viktima.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





