DURRËS, 17 prill 2014 –  Vendlindja e ish-Presidentit të Republikës, ish-Kryeministrit dhe ish-kryetarit të PDSH-së Sali Berisha është lëkundur nga një tërmet i lehtë, që ka rënë në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 14 prill 2014.

Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar një ngjarje sizmike më 14 prill 2014, në orën 1:34:43 (GMT) ose 3:34:43 (koha e Shqipërisë +2 GMT), me forcë M=2.8 dhe epiqendër në thellësinë 6 km. Sipas Departamentit të Sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ka rënë në distancë në vijë ajrore 11 km në veri të qytetit të Bajram Currit, në koordinatat 42.48°V, 20.13°L (shih etiketën në hartën 1), në kufirin shtetëror me Kosovën.

Më saktësisht, dukuria tektonike ka ndodhur në një zonë malore nga më të bukurat e Shqipërisë dhe Ballkanit (në foton satelitore, pika e kuqe), në afërsi të staneve të Bërzhdurës dhe Herushës, 6 km në vijë ajrore në veriperëndim të fshatit të lindjes së z. Sali Berisha, Viçidol, komuna e Tropojës (harta nr. 2 pika e kuqe).

Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.

Info

Komuna e Tropojës përbëhet nga këto vendbanime: Tropojë, Astë, Mejdan, Kasaj, Kojel, Viçidol, Koçanë, Buçaj, Gegaj, Papaj, Sopot, Hasaj, Babinë, Shumicë, Begaj, Shkelzen, Myhejan, Kovaç, Kerrnajë.

/agjencia e lajmeve “Durrës”/