Kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ka ironizuar ish-deputetin demokrat Tritan Shehu i cili ishte bashkë me protestuesit.

Teksa opozita ishte mbledhur në hyrje të Përmetit për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Rama, Peçi ndaloi makinën dhe ftoi për kafe ish-deputetin Tritan Shehu. 

"Zoti Tritan, respekte, respekte, ej do e pimë kafen pastaj?", dëgjohet të thotë Peçi në videon e publikuar nga Dosja.al. Ndërsa protestuesit vijojnë me thirrjet "Rama ik".