Max Verstappen e nisi sezonin e ri të Formula 1 me një fitore emocionuese në Bahrein duke lënë pas 20 sekonda shokun e tij të skuadrës Sergio Perez. Në podium u ngjit edhe spanjolli i Ferrarit, Carlos Sainz.

Një sezon i ri që duket po aq i blinduar sa ai i mëparshmi, ndoshta edhe vazhdimi logjik i tij.

Por pavarësisht triumfit, mediat raportojnë se situata nuk është e qetë tek Red Bull.

Drejtori sportiv Chris Horner, u akuzua për ngacmim seksual brenda skuadrës dhe pavarësisht se ai doli i pafajshëm, kjo ngjarje ka lënë gjurmë. 

Jos Verstappen, babai i tre herë kampionit të botës, deklaroi dy ditë më parë se është më mirë që Horner të largohet, pasi mund të ketë efket negativ në ekip. 

Kjo deklaratë ka krijuar idenë se Max Verstappen mund të largohet nga një makinë fituese, por e destabilizuar te një skuadër tjetër, më e disiplinuar dhe Mercedes shihet si destinacioni ideal.

Gjatë fundjavës, presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, i kërkoi Verstappen të shprehej në favor të Horner, dhe kampioni holandez e bëri këtë, por u tërhoq pjesërisht nga rasti delikat.

Në rast se Max vendos të largohet nga nga Red Bull, te Mercedes do ta mirëprisnin krahëhapur, pasi në fund të kampionatit Leëis Hamilton do të kaloj te Ferrari.