Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin indonezian të Sulawesi, duke shembur disa ndërtesa përfshirë një hotel, shkruan CNN.
Shumë prej të zhdukurve besohet se janë nën rrënojat e spitalit 8-katësh në Mitra Manakara që u shemb pas tërmetit.
Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi në orët e para të ditës, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve të tmerruar të ishullit, i cili u godit nga një tërmet i madh dy vjet e gjysmë më parë, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen mijëra njerëz.
Indonezia përjeton aktivitete të shpeshta sizmike dhe vullkanike për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike.