Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë të shtunën ka solidarizuar edhe Rita Orën, e cila duke dëgjuar për situatën e vështirë me të cilën u përballën shumë familje shqiptare, u ka kërkuar miliona fansave ndihmë.
Këngëtarja kosovare ka postuar një “Instastory” në llogarinë e saj në Instagram ku shkruan:
"Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Shqipërinë, më 21 shtator, pranë Kosovës, vendit ku unë kam lindur. Jepni ndihmën tuaj! UNICEF qëndro pranë fëmijëve të prekur nga katastrofat, kudo ku ndodhen".
Kujtojmë se Rita është ambasadore e UNICEF dhe disa muaj më parë vizitoi fëmijët në Kosovë.





