Tërmetet e njëpasnjëshme në ishullin e Santorinit në Greqi, kanë shkaktuar rrëshqitje dheu pranë gjirit të Athinios, duke shtuar edhe më shumë shqetësimin për sigurinë e banorëve dhe vizitorëve.
Protothema ka publikuar pamjet e regjistruara mesditën e së hënës në gjirin e Athinios, teksa duket pluhuri që është ngritur pas një rrëshqitje dheu.

Për shkak të kësaj situate, u vendos që të ndalohet aksesi në tre zona të Santorinit.
Mediat raportojnë se intensiteti sizmik në zonë është intensifikuar dhe lëkundjet janë shtuar. Sipas raportimeve, në orët e fundit janë regjistruar të paktën 10 lëkundje në orë.
