Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën Korçë është mbledhur sërish mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00

Mësohet se gjatë mbledhjes së dytë u analizua zbatimi i detyrave dhe masave të lëna gjatë takimit të paradites, nga të gjitha institucionet dhe pushteti vendor.

Po kështu u lanë edhe detyra të tjera për çdo institucion, të cilat lidhen me akomodimin, kujdesin shëndetësor, sigurinë e banorëve të cilët kanë pësuar dëmtime nga lëkundjet sizmike të ditës së sotme në qarkun e Korçës.