Pasditen e sotme janë dëgjuar lëkundje të forta tërmeti në Greqi.
Sipas mediave greke 2 tërmetet janë regjistruar një periudhë kohore të afërt prej 5 minutash. Njëri tërmet 4.5 Rihter ka ndodhur rreth orës 17:02 në Thermo të Etoloakarnanisë.
Sipas Institutit Gjeodinamik tërmeti kishte një epiqendër 12 kilometra në lindje të Thermos me një thellësi fokale 19.2 kilometra.
Me një diferencë të lehtë kohore, rreth 17:07 u regjistrua një tërmet i dytë prej 3.7 Rihter, 9 kilometra në lindje të Thermos me thellësi fokale 11.9 kilometra.