144 lëkundje u regjistruan pas tërmetit të pasdites së djeshme me magnitudë 5,8 ballë, me epiqendër në ujërat e Detit Marmara pranw Stambollit.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave turke, 144 lëkundje, më e forta me magnitudë 4,1 ballë, u regjistruan pas tërmetit të pasdites së djeshme me epiqendër në ujërat e Detit Marmara, pranë rrethit Silivri të Stambollit.

Tërmeti i djeshëm shkaktoi edhe rrënimin e një minareje në lagjen Avcılar, ndërsa ekipet intervenuese kanë pastruar rrënojat e saj. Xhamia, në të cilën ekipet e sigurisë kanë vendosur kordon sigurie, është mbyllur përkohësisht për besimtarët.