Nuk ka qetësi, toka vijon të tundet nga tërmetet në vendin tonë, e veçanërisht në Gjirin e Lalzit, që ka qenë edhe epiqendra e tërmeteve më të fuqishme të ditëve të fundit.
Për të katërtën ditë me radhë vijojne tërmetet, që po vazhdojnë të mbajnë në ankth shumë njerëz.
IGJEUM ka regjistruar së paku 4 goditje të tjera tërmeti vetëm për orët e para të ditës për datën 7 korrik.
Ja termetet sipas IGJEUM:
1-Në orën 02:26 me magnitudë 2.4, thellësi 3 km dhe me epiqendër Mazhe e Madhe.
2-Në orën 02:50 me magnitudë 2, thellësi 10 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
3-Në orën 02:59 me magnitudë 3.2, thellësi 6 km dhe me epiqendër në Klos të Burrelit.
4-Në orën 9:41 me magnitudë 3.1, thellësi 31 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.





