Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter ka goditur Greqinë gjatë mëngjesit të sotëm. “Protothema” shkruan se lëkundja është regjistruar në një zonë detare në jug-perëndim të Hydra’s.

Tërmeti ndodhi në orën 5:43, 46 km në jug-perëndim të Hydra-s, sipas një deklarate të Institutit Gjeodezik në Athinë. Mësohet se të paktën dy lëkundje të tjera me të njëjtën magnitudë janë regjistruar në të njëjtën zonë gjatë 10 ditëve të fundit.