Një tërmet ka lëkundur mëngjesin e kësaj të shtune juglindjen e vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) tërmeti ra në orën 05:32.
Tërmeti ishte i magnitudës 4 dhe me një thellësi prej 2 kilometrash.
Epiqendra e lëkundjeve sizmike, sipas IGJEUM-it, mësohet se ishte 7 kilometra në verilindje të Ersekës.
Nuk raportohet deri më tani për dëme.






