Një tërmet me magnitudë 4,7 ballë sipas shkallës Rihterit goditi Stambollin, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti është shënuar në orën 16:37 sipas kohës lokale me epiqendër në detin Marmara pranë rrethit Silivri, në thellësi prej 7,09 kilometrash, tha Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).

Ende nuk ka të dhëna për dëmet që ka shkaktuar termeti.