Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur Greqinë. Mediet greke raportojnë se tërmeti 5.3 ballë i shkallës Rihter ka goditur këtë mëngjes, në orën 07:39, ishullin e Kretës.

Sipas Institutit Gjeodezi, epiqendra e tërmetit është 31 kilometra në juglindje të Heraklion dhe thellësia fokale në 170 kilometra.

Sipas guvernatorit rajonal të ishullit, Stavros Arnooutakis, nuk është regjistruar asnjë dëm.

“Unë mendoj se nuk duhet të ketë ndikim, ne kemi të bëjmë me sizmizmin që ekziston në Kretë dhe duam kohë për të vlerësuar situatën”, u shpreh profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i OASP, Efthymi Lekkas.

Kujtojmë që Greqia është tronditur nga disa tërmete ditët e fundit, që kanë goditur Athinën, Selanikun dhe zona të tjera.