Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë ka goditur bregun jugor të Greqisë mëngjesin e kësaj të hëne.
Sipas Institutit Gjeologjik Amerikan, tërmeti kishte një thellësi prej 30 kilometrash dhe epiqendër rreth 69 kilometra në jugperëndim të Kalamatas.
Lëkundjet u ndjenë kryesisht në fshatin e Methonit, në jug të Greqisë, një vend tejet i frekuentuar nga turistët dhe i njohur për kështjellat mesjetare.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.