Një tërmet i fortë goditi Porto Riko të hënën herët në mëngjes, ndërsa pas lëkundje të forta priten ende. Tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 5:32 në mëngjes, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

“Tërmeti ishte përqendruar rreth 12 km në jug-juglindje të Indios, Porto Riko, në një thellësi prej rreth 5.9 km nën tokë. Nuk u raportuan lëndime të mëdha”,– tha drejtori për Menaxhimin e Emergjencave i Porto Rikos, Carlos Acevedo.

Ai tha se disa shtëpi u dëmtuan në Guanica dhe një shtëpi u shemb në Guayanilla. Disa nga të prekurit e tërmetit postuan foto të çarjeve të thella në mure.

Asnjë paralajmërim për tsunami nuk u dha pas lëkundjes, por gjeologët paralajmërojnë për më shumë dridhje në vijim.