Një hotel është anuar në Taivan pas një lëkundje sizmike me manjitudë 6.4 ballë, lëkundje që tronditi të gjithë bregdetin lindor të ishullit.
Mediet lokale raportojnë se rreth 30 persona kanë mbetur të bllokuar brenda hotelit, që siç duket nga fotot e para që mbërrijnë nga vendngjarja është anuar tërësisht dhe rrezikon të shembet.
Burime qeveritare saktësojnë se ndërtesa të tjera janë dëmtuar, ndër të cilat një tjetër hotel.
Lëkundja sizmike u regjistrua pak para mesnatës, me orën lokale të Taivanit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë vetëm 1 km. Mediet ndërkombëtare kanë nisur të publikojnë fotot e para nga godinat e dëmtuara.
Sipas autoriteteve, një urë në bregdetin lindor mund të mos përdoret. pasi ka pësuar dëmtime të shumta në strukturën e saj.
Tërmeti i së martës, pasoi lëkundjen 6.1 ballë të regjistruar ditën e diel.