Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë i shkallës Rihter u regjistrua sot në tre rajone në veri të Kilit, pa dhënë alarmin për cunami, njoftuan autoritetet që nuk raportojnë për viktima apo dëme.

“Një tërmet me intensitet mesatar u shënua rreth orës 09:10 (12:00 GMT) në rajonet Tarapaca, Antofagasta dhe Atacama”, njoftoi Zyra Kombëtare e Urgjencave të Kilit.

Sipas këtij institucioni, momentalisht nuk raportohet asnjë viktimë apo dëme të mëdha.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6,4 ballë shtrihej rreth 74 kilometra në juglindje të Socaires, në rajonin Antofagasta, njoftoi Qendra e Sizmologjisë së Kilit.

Kili është një nga vendet e botës më të ekspozuar ndaj tërmeteve. Në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 8,8 ballë rrënoi pjesën qendrore dhe jugore të vendit, duke shkaktuar më shumë se 500 të vdekur.