Qytetarë, organizata dhe shtete të ndryshme janë solidarizuar me qytetarët shqiptarë që u prekën nga tërmeti 6.3 ballë. Tërmeti la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale në zona të ndryshme të Durrësit dhe Thumanës, që janë dy qytetet më të dëmtuara nga lëkundja 6.3 ballë e ditës së martë.
Mësohet se presidenti i klubit basketbollit Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Paviçeviç, ka dhuruar 2 milionë euro për qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Lajmi është publikuar edhe në faqen e Instagramit “Basketboll pa Kufij”. Paviçeviç njihet si filantrop i madh dhe humanist. Muajin e kaluar ai ka ndërtuar një terren sportiv për fëmijë në qytetin e Tivarit në Mal të Zi.





