Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter ka goditur vendin pak pas mesnate.

Sipas Qendrës Europiane Sizmologjike, tërmeti e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik, 35 km në Veri-Perëndim nga Durrësi.

Thellësia raportohet 6.5 km, ndërsa nuk ka pasur pas goditje.

Lëkundjet janë ndjerë në Durrës dhe në zonat përreth, teksa nuk raportohet për dëme materiale.