Një person ka humbur jetën, ndërsa 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një tërmeti të fuqishëm 5.8 ballë që goditi Kretën, Greqi mëngjesin e sotëm.
Sipas burimeve të protothema.gr, kupola e kishës e Profitis Ilias në Arkalochori u shemb dhe si pasojë e plagëve të marra një person që ndodhej aty ndërroi jetë. Në spitale janë dërguar 9 persona të cilën kanë pësuar fraktura.
Deri më tani në qendrën e Departamentit të Zjarrfikëses janë raportuar shumë dëme në ndërtesat në fshatrat Roussochoria, Archontiko dhe Patsideros.
Zjarrfikësit janë tashmë në zonë ndërsa i gjithë mekanizmi shtetëror është mobilizuar. Disa qytetarë që thuhet se ishin bllokuar në një farmaci arritën të evakuohen vetë.





