4 ndërtues në qytetin bregdetar, që kanë ndërtuar objekte 6-katëshe dhe 8-katëshe në zonën e plazhit akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”.
DurrësLajm mëson se policia e Durrësit ka referuar materialet e para proceduriale për 4 ndërtues (po publikojmë vetëm vendndodhjen e pallatit dhe jo emrat e ndërtuesve për shkak të sekretit hetimor), të cilët akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
Hetimet për këta shtetas kanë nisur pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi viktima dhe dëme të shumta materiale.
- Objekt pallati 6-katësh i ndërtuar nga shtetasi ……… i cili ndodhet në lagjen nr.13 Plazh Rruga “Pavarësia” Durrës për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143 i K.Penal.
- Objekt pallati 6-katësh i ndërtuar nga shtetasi ……… i cili ndodhet në lagjen nr.13 Plazh Rruga “Agaveve” Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143 I K.Penal.
- Objekt pallati 8-katësh + 1 kat nëntokësor i ndërtuar nga firma “……..” i cili ndodhet në lagjen nr.13 Plazh Rruga “Dhimitër Kraja” Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143 I K.Penal.
- Objekt pallati 8-katësh i ndërtuar nga shtetasi …….., i cili ndodhet në lagjen nr.13 Plazh Rruga “3 Vëllezërit Thanasi” Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143 I K.Penal.





