Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër sot kantierin e Rindërtimit të lagjes së re qendrore të Vorës, nën shoqërinë e ministrit Arben Ahmetaj.
Gjatë inspektimit, Ahmetaj dha lajmin se ditën e sotme do të shpallen fituesit që do të ndërtojnë dy pallatet e para në Durrës, ndërsa shtoi se punimet do të nisin javën që vjen.
“Sot Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të nxjerrë fituesit për dy pallatet në Durrës. Që nga sot kemi një bashkim operatorësh që do të dalin nga ky proces. Do të nisin punën për pallatet që javës që vjen, do nisin me themelet”, tha Ahmetaj.





