Tërmeti shkatërrues i datës i 26 nëntor, ku u shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën pa banesat e tyre, është më vdekjeprurësi në botë për vitin 2019.
“Wikipedia” ka nxjerrë këtë përfundim, pas hulumtimit të tërmeteve që prekën botën gjatë vitit që lamë pas.
Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit preku kryësisht Durrësin dhe Thumanën, dy zonat me më shumë viktima.
Vendin e dytë e zë tërmeti i 25 shtatorit në Maluku të Indonezisë me 41 viktima, në vendin e tretë ai 5.6 në Pakistan më 24 shtator me 40 viktima.
Ajo çfarë bie në sy është se tërmeti i 26 nëntorit nuk hyn në 10 më të fuqishmit e 2019. Wikipedia thotë se tërmeti më i fuqishëm i vitit që lamë pas ishte ai i Perusë në 26 maj në Loreto i cili shkaktoi vetëm dy viktima, fuqia e tij ishte magnitudë 8 e shkallës Rihter.
Ndërsa ai i Papa Guinea-s me magnitudë 7.6 më 14 maj 2019 nuk shkaktoi asnjë viktimë. 10 tërmetet më të fuqishme të 201-s shkaktuan gjithsej 19 viktima, ndërsa vetëm ai i Shqipërisë shkaktoi 51.





