Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të merret në pyetje nga Prokuroria.

Burime për ABC News.al bëjnë me dije se Dako pritet që të merret në pyetje në ditët në vijim nga organi i akuzës. Dako do të japë dëshminë e tij lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ku vetën në qytetin e Durrësit humbën jetën 23 persona.

Bashkia e Durrësit është organi i drejtëpërdrejtë që ka përgjegjësinë, pasi grupi i ekspertëve ka arritur në përfundimin se cilësia e ndërtimit ka qenë e dobët si dhe ka pasur abuzime me lejet e ndërtimit.

Ndërkohë, ditën e sotme pritet që të jepen masat e sigurisë për 9 të arrestuarit.