Për shkak të tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti ka marrë vendimin që të anulohet mësimi në shkollat e Tiranës dhe Durrësit.

Vendi tashmë është në një emergjencë dhe qindra banorë janë në panik. Tërmet i fortë 6.4 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Mijëra njerëz në panik , kanë braktisur banesat dhe kanë dalë në rrugë. Deri më tani raportohet për 3 viktima.